LIRIA vs TREPÇA89
Trepça’89 kampione vjeshtore e Kosovës
30 November, 2016 @14:43
Skuadra e Trepçës’89 ka shënuar fitore të lehtë në Prizren sot ndaj Lirisë për të siguruar emërtimin e kampionit vjeshtor të Superligës.
Ka qenë golashënuesi më i mirë i Superligës, nigeriani Oto John John, që ka shënuar dy gola, derisa dhjetë minuta para fundit të ndeshjes Florent Hasani përfundoi dilemat e fituesit në këtë ndeshje.
Liria përveç fillimit të ndeshjes, nuk ka shënuar ndonjë rast për të bërë më shumë, ndërsa sa kalonte koha ekipi i Trepçës’89 tregonte dominimin.
John ka shënuar dy gola të bukur sot, ndërsa përveç që mbetet në krye të listës së golashënuesve, ai tashmë mund të thuhet se është edhe njeriu kryesor që vuri ekipin mitrovicas të drejtuar nga Veton Çitaku në krye të kampionatit në vjeshtë, për të dimëruar të qetë.