SULMUESI I LIRISË
Liridon Fetahajt i përmirësohet gjendja
1 December, 2016 @0:25
Sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj, që u lëndua sot në ndeshje ndaj Trepçës’89 dhe me urgjencë u dërgua në Spitalin e Prizrenit, është raportuar të jetë mirë me shëndet aktualisht dhe gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e Lirisë në Facebook, ndërsa ekipi i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë lojtarit të tyre.
Fetahaj ka shënuar 3 gola për Lirinë këtë stinor në Superligë, ndërsa është njëri ndër yjet e skuadrës prizrenase.
Ndërsa vetë Fetahaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar: Gjendja ime është më mirë dhe jashtë rrezikut. Gjithashtu kërkoj falje që zhgënjyem tifozët dhe kryesinë e klubit.