EFL CUP
Kuptohen çiftet gjysmëfinale
30 November, 2016 @23:11
Pas 4 ndeshjeve të luajtur mbrëmë e sonte, janë kuptuar katër skuadrat e kualifikuara për në fazën gjysmëfinale të ‘EFL Cup’ (Kupa e Anglisë).
Liverpooli mbrëmë u kualifikua duke mposhtur Leedsin me rezultat 2-0, e Hull City e kaloi Newcastlen me penallti.
Nga ndeshjet e luajtura sonte, United e mposhti West Hamin me rezultat 4-1, ndërsa në ndeshjen tjetër Arsenali u eliminua nga Southamptoni me rezultat 0-2.
Nga shorti i mbajtur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes United vs. West Ham sonte, janë përcaktuar këto çifte gjysmëfinale:
Manchester United vs. Hull City
Southampton vs. Liverpool
Ndeshjet gjysmëfinale luhen në sistemin e ndeshjeve kthyese, pra skuadrat luajnë brenda dhe jashtë fushës së vet. Fituesi përcaktohet me skuadrën që shënon më shumë gola nga të dyja ndeshjet, kurse rregulli i avantazhit të golit në takimet si mysafir NUK vlen.
Ndeshjet e para luhen më 9 janar, kurse ato kthyese më 23 janar.