GANI SEJDIU
Sejdiu uron Trepçën’89
1 December, 2016 @0:58
Trajneri aktual i Besës, mitrovicasi Gani Sejdiu, ka uruar ish-ekipin e tij Trepça’89 për përfundimin e stinorit vjeshtor si kampion të Superligës.
Në një postim të tijin në Facebook, Sejdiu ka shkruar: Shfrytëzojë rastin që në emrin tim personal t’i uroj Trepçës’89 titullin e kampionit vjeshtor, ku me paraqitjen e saj vuri standard të ri në futbollin kosovar, sepse ishte skuadra e vetme që këtë sukses e arriti duke treguar formë të një niveli të lartë në të gjitha aspektet që e karakterizojnë lojën e futbollit. Bravo Trepça’89!
Trepça’89 me fitore 0-3 ndaj Lirisë në xhiron e XVII të Superligës vulosi vendin e parë para pushimit dimëror.
Ekipi i Sejdiut, Besa, luan më 1 dhjetor duelin e fundit zyrtar të vitit, ku takohet me Dritën në Gjilan.