VIDEO
Shala shënon për fitoren e Kasimpasas
1 December, 2016 @12:02
Herolind Shala ka shënuar golin e tij të tretë në këtë stinor.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij, Kasimpasa, e cila e mposhti skuadrën Sancaktepe në kuadër të Kupës së Turqisë.
Ai e shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën 66’, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-1.
Shala e filloi takimin si titullar dhe luajti përgjatë 90 minutave, ndërsa në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën 62’ në lojë u inkuadrua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Loret Sadiku.