Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga posti i trajnerit

Foto: KFDrenica/fb

Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga posti i trajnerit


28 June, 2022 @11:17

Njëri ndër trajnerët më me përvojë në Superligë të Kosovës, që ka udhëhequr më së gjati Drenicën në vitet e kaluara, ka dhënë dorëheqje.

Tahir Lushtaku në llogarinë e tij personale të Facebookut ka bërë të ditur se janë situata dhe problemet brenda klubit, duke cekur - “jo vetëm ato financiare”.

Drenica në stinorin e kaluar shpëtoi edhe njëherë mirë në Superligë, duke i ikur barazhit në xhirot e fundit, ndërsa bashkë me Prishtinën mbahet si ekipi i vetëm që nuk ka rënë asnjëherë nga elita e futbollit kosovar në vitet e pasluftës.

Në stinorin e kaluar, Drenica kreu Superligën në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare, me 14 fitore, 8 barazime dhe 14 humbje, duke arritur te 50-pikëshi që garantoi sigurinë në xhiron e fundit, ndërsa golaverazhin e kishte 3+ me 51 të shënuara dhe 48 gola të pranuara.

Në Kupë, drenicakët u ndalën nga Prishtina në të tetën e finales, duke u mposhtur pas vazhdimeve, 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga