Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS 2-0 CITY

Taktika e Mourinhos, çon Tottenhamin në krye

FOTO: premierleague.com

Taktika e Mourinhos, çon Tottenhamin në krye


21 November, 2020 @20:48

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt për të marrë kreun e Premier Ligës, pas një paraqitjeje jashtëzakonisht të disiplinuar taktike dhe klinike në sulm.

Spurs mposhti nënkampionin aktual, Manchester City 2-0 [Son 5, Celso 65] dhe mbylli ditën në krye të Premier Ligës në një luftë të zakonshme të trajnerëvë të famshëm, Jose Mourinho e Pep Guardiola.

TABELA AKTUALE

City përkundër se kishte raste dhe gol të anuluar, Tottenham përjetoi momentin dhe futja e Giovani lo Celsos në lojë nga Mourinho, që posa hyri në lojë shënoi golin vendimtar - bëri që ekipi të përjetojë momentin dhe kështu çoi ndeshjen rehatshëm deri në fund, në një përballje ku Kevin de Bruyne e Riyad Mahrez të Cityt nuk e kishin ditën e tyre.

Tottenham udhëheq në klasifikim me 20 pikë nga 9 ndeshje, 2 më shumë se Chelsea e Leicester City.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League