Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Talenti i Feronikelit kalon te Llapi

Foto: KFLlapi/fb

Talenti i Feronikelit kalon te Llapi


18 June, 2022 @14:32

Futbollisti i dalluar i Feronikelit, që shkëlqeu me paraqitjet e tij pas krizës në klub, Andi Qorri, është zyrtarizuar sot si pjesë e Llapit të Podujevës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi ka bërë të ditur se futbollisti në fjalë ka nënshkruar kontratë 5-vjecare me klubin, ndërsa 21-vjecari kishte shënuar gjashtë herë në Superligë dhe ka bërë një asistim.

Qorri është njëri ndër talentët që së fundi shpërtheu në Superligë, kurse ekipi i deridjeshëm i tij ra në Ligë të Parë.

“Mesfushori Ardi Qorri, pjesë e Feronikelit për 12 vite, ka bërë hapin e radhës në karrierë duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme. Ardi në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim dhe e veçanta e golave të tij ishin golat e bukur nga largësia apo nga goditjet e dënimit. 21 vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjëve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t’i tregoj vlerat.” - ka shkruar KF Llapi në njoftimin e klubit.

Vlera e tij sipas Transfermarkt është 75 mijë euro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga