Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVERTON

Tashmë zyrtare, Ancelotti trajner i Evertonit!

Tashmë zyrtare, Ancelotti trajner i Evertonit!


21 December, 2019 @12:30

Gjithçka zyrtare!

Carlo Ancelotti merr detyrën e trajnerit të Evertonit, për ta zëvendësuar kështu të larguarin Marco Silva, detyrën e të cilit edhe sot në ndeshjen ndaj Arsenalit do ta mbajë Duncan Ferguson.

Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha botërore rikthehet në Premier League pas aventurës që e pati me Chelsean mes viteve 2009-2011, gjatë të cilave arriti ta fitojë Premier Ligën, Kupën FA si dhe Superkupën e Anglisë.

Sa i përket marrëveshjes me Evertonin, italiani tri herë fitues i Ligës së Kampionëve me dy skuadra të ndryshme, me skuadrën nga Merseyside ka nënshkruar kontratë 4.5 vjeçare.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League