Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EGE KUPA 2017

Të rinjtë e Kosovës mposhten nga Turqia

Kosova U17 para ndeshjes së sotme/ Foto: FFK

Të rinjtë e Kosovës mposhten nga Turqia


16 January, 2017 @19:40

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, që po zhvillohet në afërsi të Izmirit në Turqi. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë pësuar humbje në duel me Turqinë, me shifrat 0:4, ndonëse ky rezultat nuk është pasqyrë reale e asaj çfarë skuadrat treguan në fushë.

Në fakt, Kosova e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe nuk u lejoi turqve të krijonin aksione. Madje, mundësinë e parë e patën futbollistët tanë në minutën e 5-të nëpërmjet një kundërsulmi, kur Edin Huseini e shërbeu në krahun e djathë Bajrush Osmanin, por ky nuk arriti të gjuajë në portë.

Kosova

Ndërkohë, dy minuta më vonë Turqia kaloi në epërsi, me golin e Ali Yavuz Kol, i cili përfitoi një top të larguar jo mirë nga mbrojtja. Në vazhdim loja ishte e baraspeshuar, ku loja e futbollistëve tanë ishte stabile deri në minutën e 40-të (të fundit të pjesës së parë), kur Mustafa Kaya dërgoi një top jo të rrezikshëm drejt portës, por që u devijua paqëllimshëm nga mbrojtësi Leard Sadriu dhe përfundoi në rrjetën e Kuqukut.

Paraprakisht Kosova e pati një rast të mirë shënimi, por gjuajtja e Adonis Aliut nga krahu i djathtë shkoi përskaj portës. Në pjesën e dytë Kosova pësoi dy gola të shpejtë. Fillimisht Atakan Gunduz në minutën e 44-të përfitoi nga tollovia në mbrojtje për 3:0, derisa tre minuta më vonë, Oguzhan Akgun shënoi me një gjuajtje të fortë nga distanca për 4:0.

Kosova

Në vazhdim përzgjedhësi Kollari bëri disa ndryshime në përbërje me qëllim të freskimit të lojës dhe si rrjedhojë edhe u krijuan disa mundësi të mira shënimi. Në minutën e 62-të Albin Prapashtica depërtoi bukur në zonë dhe u faulua duke përfituar penallti. Mirëpo, gjuajtjen nga pika e bardhë të Altin Lutollit portieri turk Arda Akbulut arriti ta dëbojë.

Një tjetër mundësi të mirë për të shënuar Kosova e pati nëpërmjet Qëndrim Zybës, kur depërtoi mjaft mirë në mbrojtjen kundërshtare, por sërish portieri Akbulut nuk lejoi që topi të shkojë në rrjetën e tij. Nesër Kosova do të luajë kundër Greqisë në ndeshjen “Fair Play”, derisa ndeshjen e radhës për pikë në kuadër të Grupit A e zhvillon kundër Sllovakisë, më 19 janar.

Kapitenet



FORMACIONET:

Turqia-Kosova 4:0
Stadiumi “Altinordu Metin Oktay Tesisleri”
Gjyqtarë: Eren Ozyemisciuoglu
Turqia: Arda Akbulut, Batuhan Ekinci, Ozgur Ortaç, Atakan Gunduz, Yaser Yuce, Serkan Bakan, Ali Yavuz Kol, Firat Gullu, Oguzhan Akgun, Yusuf Can Esendemir, Mustafa Kaya. Luajtën edhe: Ridvan Yilmaz, Abulkadir Çelik, Bora Ulu, Semih Yilduz, Mustafa Kapi, Kerem Kalafat Kosova: Shaban Kuquku, Adonis Sopa, Leard Sadriu, Besnik Koci, Gent Musa, Altin Lutolli, Dardan Shabanhaxhaj, Bajrush Osmani, Adonis Aliu, Edin Huseini, Valon Zumberi. Luajtën edhe: Qëndrim Zyba, Albin Prapashtica, Edonis Demolli, Deniz Sadiku, Armend Gashi, Gentrit Ulluri.

FAZA PËRGATITORE

Stërvitjet e fundit para udhëtimit jashtë vendit

FFK Superliga

Stërvitjet e fundit para udhëtimit jashtë vendit

16/01/17 @ 15:30

ARJEN ROBBEN

Robben vazhdon me Bayernin

Champions League/Bundesliga/Transfere

Robben vazhdon me Bayernin

16/01/17 @ 14:37

NË PEJË

Besa nis stërvitjet

FFK Superliga

Besa nis stërvitjet

16/01/17 @ 13:43

EGE KUPA 2017

Kollari: Këtu jemi për të fituar përvojë

Kosova

Kollari: Këtu jemi për të fituar përvojë

16/01/17 @ 12:16

EGE KUPA 2017

Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ege Kupë

Kosova

Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ege Kupë

16/01/17 @ 11:59

TEAM OF THE WEEK

Monaco dominon ekipin e javës

Ligue 1

Monaco dominon ekipin e javës

16/01/17 @ 11:53

RREGULLI I RI

Superliga kineze ashpërson rregullat, shpëtojnë ekipet europiane

International/Transfere

Superliga kineze ashpërson rregullat, shpëtojnë ekipet europiane

16/01/17 @ 08:54

HOFFENHEIM

Ekipi i vetëm pa humbje në TOP 5 ligat e Europës është...

Bundesliga

Ekipi i vetëm pa humbje në TOP 5 ligat e Europës është...

16/01/17 @ 08:44

VELODROME

Monaco, lider i ri në Francë

Ligue 1

Monaco, lider i ri në Francë

15/01/17 @ 22:52

ARTEMIO FRANCHI

Fiorentina mposht Juven, nxehet lufta në Serie A

Serie A

Fiorentina mposht Juven, nxehet lufta në Serie A

15/01/17 @ 22:39

SULMUES I RI NË EKIP

Hasan Hyseni kalon te Feronikeli’74

FFK Superliga/Transfere

Hasan Hyseni kalon te Feronikeli’74

07/08/24 @ 13:34

GJILANI FITON!

Gjilani i Nuhiut në formë, Basa e Jarovic me gola

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Gjilani i Nuhiut në formë, Basa e Jarovic me gola

07/08/24 @ 13:10

FUTBOLLISTI I KOSOVËS - VENDIMTAR

Zhegrova vendimtar në fitoren e Lille-it

Champions League/Ligue 1/Sportistë shqiptarë në botë

Zhegrova vendimtar në fitoren e Lille-it

07/08/24 @ 12:57

PRISHTINA E RE

Transferi i ri u sjell fitoren e madhe në miqësore

FFK Liga e parë

Transferi i ri u sjell fitoren e madhe në miqësore

07/08/24 @ 12:46

PRIZREN

Liria mbyll fazën përgatitore, gati për kampionat

FFK Liga e parë

Liria mbyll fazën përgatitore, gati për kampionat

07/08/24 @ 12:39

SHTOJNË CILËSI EDHE NË MENAXHMENT

Prishtina e Re emëron Labinot Mehmetin si zv. drejtor menaxhues

FFK Liga e parë/Transfere

Prishtina e Re emëron Labinot Mehmetin si zv. drejtor menaxhues

05/08/24 @ 11:27

FUSHA GATI!

FFK vendos, në fushë të re Ballkani do t’ia bëj sefte “Fadil Vokrrit”

Conference League/FFK Superliga/FFK Liga e parë

FFK vendos, në fushë të re Ballkani do t’ia bëj sefte “Fadil Vokrrit”

05/08/24 @ 07:55

FEDERATA NJOFTON

FBK cakton kootizimin për licensimin e klubeve

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/FBK Liga e Dytë/FBK Liga e Femrave

FBK cakton kootizimin për licensimin e klubeve

05/08/24 @ 07:35

CONFERENCE LEAGUE

Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet

Conference League/FFK Superliga

Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet

01/08/24 @ 18:57

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

Lojërat Olimpike/Xhudo

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

01/08/24 @ 11:06


 
Të gjitha lajmet nga