Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - ARBËRIA

Të rrezikuarat barazojnë në Skenderaj

Të rrezikuarat barazojnë në Skenderaj


14 March, 2021 @14:55

Me barazim 1-1 (Eglentin Gjoni 31’ / Çlirim Kashtanjeva 81’) është mbyllur dueli mes Drenicës dhe Arbërisë sot në Skenderaj.

Skuadra vendase ishte pranë fitores, mirëpo mysafirët nga Dobraja nuk u dorëzuan dhe e arritën barazimin rreth 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Në pjesën e parë të ndeshjes u shënua vetëm një gol.

Ishte Eglentin Gjoni i Drenicës ai që me kokë e gjeti rrjetën në minutën e 31’, për ta dërguar skuadrën e tij me epërsi minimale në pushim.

TABELA AKTUALE

Kjo epërsi u ruajt deri në minutën e 81’ të ndeshjes, kur skuadra nga Dobraja i barazoi shifrat në 1-1 përmes Çlirim Kashtanjevës, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Ky barazim bën që Arbëria të mbetet mbi Drenicën në renditje, mirëpo të dyja ende rrezikojnë rënien nga elita e futbollit kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga