SHORTI
Tërhiqet shorti kualifikues i Ligës së Kampionëve 2014/15
23 June, 2014 @14:45
Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, do të ndeshet me kampionin Bellorus, Bate Borisov në fazën e parë kualifikuese për të arritur Ligën e Kampionëve.
Skënderbeu, kampion i katërfisht me radhë në vitet e fundit në Shqipëri, ka pritur një kundërshtar pak më të lehtë, por sidoqoftë, besohet se me përgatitje të duhura dhe me përvojën e marrë nga stinori i kaluar - nxënësit e Mirel Josës të luftojnë deri në fund për të arritur raundin e dytë të garave më prestigjioze europiane.
Në duelet tjera të kësaj xhiroje që do të zhvillohet më 15-16 korrik dhe me ndeshjet e kthimit më 22-23 korrik, kampioni i dikurshëm i Ligës së Kampionëve, Celtic do të luaj ndaj kampionit islandez Reykjavik, derisa gjithashtu ish kampionja e Kupës së Kampionëve, Steaua, do të luaj ndaj kampionit norvegjez, Stromsgodset.
Skënderbeu ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Minsk të Bellorusisë, që mund të jetë avantazh para ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Shqipëri.
Raundi i parë kualikfikues (1/2 dhe 8/9 korrik)
FC Santa Coloma (AND) v FC Banants (ARM)
Lincoln FC (GIB) v HB Tórshavn (FRO)
SP La Fiorita (SMR) v FC Levadia Tallinn (EST)
Raundi i dytë kualifikues (15/16 dhe 22/23 korrik)
FC BATE Borisov (BLR) v KS Skënderbeu (ALB)
Maccabi Tel-Aviv FC (ISR) v FC Santa Coloma (ARM)/FC Banants (ARM)
FC Dinamo Tbilisi (GEO) v FK Aktobe (KAZ)
HŠK Zrinjski (BIH) v NK Maribor (SVN)
FC Sheriff (MDA) v FK Sutjeska (MNE)
AC Sparta Praha (CZE) v SP La Fiorita (SMR)/FC Levadia Tallinn (EST)
Malmö FF (SWE) v FK Ventspils (LVA)
ŠK Slovan Bratislava (SVK) v The New Saints FC (WAL)
Celtic FC (SCO) v KR Reykjavík (ISL)
Cliftonville FC (NIR) v Debreceni VSC (HUN)
FK Partizan (SRB) v Lincoln FC (GIB)/HB Tórshavn (FRO)
Legia Warszawa (POL) v Saint Patrick’s Athletic (IRL)
FK Rabotnicki (MKD) v HJK Helsinki (FIN)
GNK Dinamo Zagreb (CRO) v VMFD Žalgiris (LTU)
PFC Ludogorets Razgrad (BUL) v F91 Dudelange (LUX)
Valletta FC (MLT) v Qarabağ FK (AZE)
Strømsgodset IF (NOR) v FC Steaua Bucureşti (ROU)