DRAMA E MESNATËS
Varela ia merr fitoren SHBA-së nga duart
23 June, 2014 @8:45
SHBA-të me performancë impresionuese në pjesë të dytë të ndeshjes së orëve të para të ditës së sotme, ka arritur të përmbysë epërsinë portugeze nga minutat e para të takimit.
Dhe në sekondat e fundit kur SHBA-ja priste kualifikimin e sigurt me fitoren e dytë në grup, vjen një krosim i Cristiano Ronaldos, të cilën e përcjellë mirë Silvestre Varela për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe vazhdimin e shpresës për Portugalinë.
Luis Nani i kishte dhënë epërsi të shpejtë Portugalisë në ndeshje, mirëpo në pjesën e dytë ekipi i SHBA-ve që po udhëhiqet nga Jurgen Klinsmann ka arritur të shënojë dy herë për të ardhë në epërsi - që u shua në fund.
SHBA-ja në ndeshjen e fundit nëse barazon me Gjermaninë - do të shkojnë bashkë për në të tetën e finales, derisa Portugalia do të kërkojë fitore të thellë ndaj Ganës dhe disfatë të njërës nga dyshja kryesuese e grupit.