Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIMI DRAMATIK

Gana dridh Gjermaninë

Gana dridh Gjermaninë


21 June, 2014 @23:00

Gana ka arritur të ndalë Gjermaninë e fuqishme. Njëra ndër skuadrat më të mira afrikane përkundër se ka rënë në disavantazh në minutën e 51-të të ndeshjes, ka arritur ta barazojë rezultatin shpejtë nëpërmjet Andre Ayewit. 

Mirëpo, këtu nuk përfundoi gjithçka. Gana ishte bërë gati për befasi, duke shënuar edhe njëherë nëpërmjet Asamoah Gyan për epërsi. 

E atëherë Gjermanët futën në lojë sulmuesin e tyre të vetëm - Miroslav Klose. Mister goli i Gjermanisë në Kampionate Botërore, shumë shpejtë barazoi rezultatin për të përcaktuar përfundimtaren prej 2-2. 

Me këtë pikë, Gana mban gjallë shpresat për kualifikim në ndeshjen e fundit të saj në grup që e zhvillon ndaj Portugalisë, derisa Gjermania do të ndeshet me SHBA-të në ndeshjen e fundit. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014