Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIFOZI FATLUM

Thërret liftin, gjen Messin me shokë

Thërret liftin, gjen Messin me shokë


21 June, 2014 @19:27

Një tifoz i paidentifikuar që po qëndron në Brazil për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror, ka postuar në rrjetet sociale por edhe në You Tube atë që i ka ndodhur sot. 

Ai duke dashur që të hyp në katin e tretë të hotelit ku gjindjej thërret liftin dhe - vjen befasia. 

Gjysma e përfaqësueses argjentinase duke përfishirë këtu edhe Lionel Messin ishin aty - dhe ai për të përjetësuar këtë moment e inçizoi udhëtimin e tij të paharrueshëm vertikal për tu bërë Hit i rrjeteve sociale dhe mediave sportive në ditët e Brazilit 2014. 

Vetëm paramendoni po t’i kishte ndodhur kjo dikujt në kohëra kur telefonat e mençur nuk kanë ekzistuar - askush s’do t’i besonte një ëndrre të realizuar! 


Video

Tifozi fatlum në lift me Argjentinën



 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014