Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAUCHOS

Argjentina jo bindëse, fiton

Argjentina jo bindëse, fiton


21 June, 2014 @19:46

Argjentina është kualifikuar për në fazën e radhës të Kampionatit Botëror, Brazili 2014, vetëm falë një mjeshtrie të Lionel Messit në minutën e fundit të takimit. 

Gauchosët duhet t’i falenderohen portierit të tyre, Sergio Romero, që i ka mbajtur në lojë, pasi që Irani përkundër të gjithave - ka qenë shumë herë më kërkues dhe më konkret se Argjentina në raste dhe mundësi për të shënuar. 

Sidoqoftë, një Argjentinë jo bindëse, ka arritur përsëri të shënojë fitore. Pas Bosnjes e Hercegovinës ata mposhtën edhe Iranin me lojë bajate - për të arritur fazën e radhës të Botërorit. 

Lionel Messi tashmë ka dy gola të shënuar në dy ndeshjet e Brazilit 2014 për Argjentinën, derisa që nga minuta e 80 ai fishkëllohej sa herë që merrte topin nga tifozët argjentinas në stadium. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014