TALENTË BELG
Belgjika fiton në fund
22 June, 2014 @19:43
Belgjika ka arritur të kualifikohet në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, Brazili 2014.
Djajtë belg, kanë arritur të shënojnë fitore ndaj Rusisë së Fabio Capellos, pas golit të shënuar nga zëvendësuesi i ri, Divock Origi, i cili ka pranuar një top nga mjeshtri Eden Hazard për të shënuar golin e fitores.
Me këtë fitore me rezultat minimal, Belgjika e Marc Wilmotsit ka arritur kualifikimin nga Grupi H i Botërorit, derisa rusët tashmë varen nga skuadrat tjera të grupit.
Adnan Januzaj nuk ka debutuar ende në Kampionat Botëror, derisa Origi i cili zënvedësoi Romelu Lukakun ka arritur të ngritet në cilësinë e heroit belg - pas golit të shënuar.
Në 15 minutat e fundit, Hazard, ka treguar cilësitë e tij duke marrë në dorë lojën belge dhe duke organizuar gjithçka, shutuar dhe duke bërë gjithçka tjetër derisa erdhi goli belg.