Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I MESNATËS

Eliminohet Bosnja, Nigeria afër kualifikimit

Eliminohet Bosnja, Nigeria afër kualifikimit


22 June, 2014 @1:44

Skuadra e Bosnjës dhe Hercegovinës është eliminuar nga Botërori i parë i saj. Ekipi ballkanik është mposhtur nga Nigeria në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F, me rezultat minimal 1-0. 

Golin e vetëm dhe të fitores për nigerianët e shënoi sulmuesi Peter Odemwingie, në pjesën e parë të takimit - që i mban gjallë shpresat e afrikanëve për të dalë nga grupi. 

Bosnja përkundër se tentoi mjaft në pjesë të dytë, e posaçërisht kah fundi i ndeshjes, nuk arriti assesi të kalonte shtyllën dhe portierin Vincent Enyeama - që bëri mrekulli në momentet e fundit të ndeshjes për të shpëtuar ekipin e tij. 

Me këtë disfatë, Bosnja eliminohet nga Botërori i parë i saj, derisa ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Iranit, kurse Nigeria luan ndaj Argjentinës, ku i duhet një pikë për të siguruar kualifikimin në rast se Irani mposht Bosnjen. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014