Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLOSE

Mister goli - në maje të Botës

Mister goli - në maje të Botës


21 June, 2014 @23:22

Miroslav Klose është definitivish - mister gol i Gjermanisë. Sulmuesi i vetëm i Gjermanisë në këtë Kampionat Botëror, ka shfrytëzuar rastin minimal për të shënuar dhe e ka bërë këtë. 

Ai vetëm një minutë pasi u fut në lojë nga trajneri, Joachim Low, ka arritur të shënojë për të shpëtuar Gjermaninë nga humbja dhe për të barazuar rezultatin 2-2 në ndeshjen e posa përfunduar ndaj Ganës. 

Mirëpo, kjo nuk është e tëra për sulmuesin e Lazios dhe bashkëlojtarin e Lorik Canës në Serie A. Ai me golin e tij të sontëm, ka arritur që të barazohet edhe me Ronaldon (Luis Nazario de Lima, Brazil) në krye të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Kampionate Botërore. 

Tashmë, Klose dhe Ronaldo, janë në krye të listës me nga 15 gola dhe gjermanit i duhet vetëm edhe një gol për tu bërë më i miri në histori të Kampionateve Botërore. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014