PORTO ALEGRE
Algjeria fiton dhe shpreson në kualifikim
23 June, 2014 @8:44
Algjeria ka arritur që të shënojë fitore ndaj Koresë Jugore në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Porto Alegre.
Ekipi i udhëhequr nga boshnjaku, Vahid Halilhodzic, ka kaluar një 12 minutësh fantastik në pjesë të parë të ndeshjes, kur brenda minutave 26-38 ka arritur të shënojë 3 herë në portën koreane.
E rezultati 0-3 ka qenë i pakapshëm për ekipin nga Lindja e largët, përkundër se ata shënuan dy herë në portën e veriafrikanëve në pjesë të dytë.
Ka qenë Yacine Brahimi i Algjerisë, që gjatë ofanzivës koreane ka shënuar edhe një herë për vendin e tij, duke mos lënë vend për befasi nga Korea.
Algjeria tani edhe me barazim në ndeshjen e fundit ndaj Rusisë do të mund të kualifikohet përpara, por edhe Korea nuk është s’e ka humbur të gjitha shpresat - ngase ka ende gjasa matematikore për kualifikim.