Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Terrenet neutrale, vetëm nëse nuk ka rënie nga elita!

Terrenet neutrale, vetëm nëse nuk ka rënie nga elita!


4 May, 2020 @0:21

Numri më i madh i ekipeve të Premier Ligës janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë stinorin e mbetur 2019/20 në terrene neutrale, siç u parapa në Projektin Restart të elitës angleze të futbollit.

Ekipet e Premier Ligës janë pajtuar që përdorimi i dhjetë terreneve neutrale është mënyra e vetme për të kompletuar stinorin.

Por Brighton ka deklaruar sot se përdorimi i terreneve neutrale mund të afektojë integritetin e ligës dhe ekipet që janë në rrezik për rënie mund të pësojnë shpejt ashtu.

“E pranoj vendimin për të luajtur në terrene neutrale se vetëm ashtu mund të përfundojmë stinorin në fushë. Por, në këtë pikë kritike zhvillimi i tyre në terrene neutrale, sipas nesh, mund të ketë efekt material në integritet të garës,” ka thënë Paul Barber shkruan BBC Sport sot.

Ekipet që janë në rrezik nga rënia mund të humbasin shuma të mëdha të parave për shkak të ndeshjeve me dyer të mbyllura.

Përndryshe, ekipet që janë në rrezik të rënies kanë kërkuar që të mos bie asnjë skuadër nga liga këtë stinor dhe të pranohen 2 ose 3 skuadra të Championshipit për stinorin e radhës dhe Premier Liga të luajë me 22-23 ekipe në sezonin vijues. Së fundi, edhe West Ham United ka kundërshtuar terrenet neutrale.

Me 7 maj është video takimi i radhës i ekipeve të Premier Ligës për të vendosur hapat për vazhdim, ndërsa disa klube veçse kanë ftuar lojtarët e huaj të paraqiten në klube këto ditë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League