PAS NDESHJES PRISHTINA - LIRIA
Thaqi: E përgëzoj Dallkun, i kënaqur me fitoren
9 September, 2017 @22:17
Pas fitores ndaj Lirisë, kjo është deklarata e Arsim Thaqit, kryetrajnerit të Prishtinës, njofton prishtinafc.com:
“Ishte kjo ndeshja më e fortë e këtyre tre javëve. Kam thënë që Liria ka ekip cilësor e sidomos vrapon shumë duke e dëshmuar në dy ndeshjet e kaluara dhe jorastësisht kanë fituar me Trepçën ‘89. Jam i gëzuar për fitoren dhe për lojën që kemi treguar, sidomos në pjesën parë e ku realisht ne është dashur të shënojmë në fillim të ndeshjes. Dhe normalisht kur këtë se bënë me njëmbëdhjetë lojtarë në fushë, por e arrin me një më pak, e kuptueshme që jam jashtëzakonisht i gëzuar, për çka e përgëzoj edhe kapitenin Dallku, që do ta kishte lakmi çdo ekip tjetër. Kapitenët e mëdhenj janë për këso ndeshje ku duhet luftuar dhe duhet vendosur ndeshje. Ndeshjet tjera do t’i zhvillojmë edhe më të mira, duke e llogaritur që në bankinë ka edhe shumë lojtarë tjerë jashtëzakonisht cilësor, kur do të angazhohen e të vijnë në shprehje më shumë.”
Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës sivjet, fitore e cila e ngrit në kuotën e 6 pikëve në total.