PARA NDESHJES

Thaqi: Ta vazhdojmë ritmin e fitoreve
7 April, 2017 @18:33
Në prag të ndeshjes me Trepçën, për faqen zyrtare të Prishtinës foli Arsim Thaqi, kryetrajneri i kryeqytetasve.
“Kemi pasur dy paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit dhe tani do të provojmë të mbajmë ritmin e fitoreve. Atmosfera është shumë e mirë tek lojtarët. Kjo është shumë pozitive dhe që jep shpresa të mëdha për fitoren e radhës.” - ishin fjalët e Thaqit para ndeshjes.
Momentalisht, Prishtina ndodhet në vendin e tretë, me 10 pikë më pak se lideri Trepça ‘89.