THOMAS MÜLLER

Thomas Müller gati të rikthehet në kombëtare
11 May, 2021 @17:10
Sipas Bild, trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw e ka telefonuar Müllerin dhe i ka treguar 31 vjeçarit se planifikon ta përfshijë në listën e skuadrës, e cila do të shpallet më 19 maj.
Veterani i Bayernit nuk ka luajtur për kombëtaren gjermane që nga marsi i vitit 2019. Ai e ka përfaqësuar kombëtaren e tij në 100 ndeshje në të kaluarën, duke shënuar 38 herë. Këtë stinor ai ka qenë fantastik me Bayernin, duke shënuar 15 gola e duke dhuruar 22 asistime në 44 ndeshje të luajtura.
Shkaku i pandemisë, UEFA do t’i lejojë kombëtaret t’i zgjedhin 26 lojtarë për Evropian, ndryshe nga 23 sa ka qenë vitet e kaluara.