Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI NR 25

Tirana kampione pas 11 vitesh

Tirana kampione pas 11 vitesh


19 July, 2020 @22:57

Fitorja befasuese e Vllaznisë ndaj Kukësit sonte 1-0 [Mevlan Adili 86] ka bërë që dy xhiro para fundit të stinorit në Superiore, Tirana të shpallet kampione.

Kukësi, ndjekësi i vetëm i Tiranës në pjesën më të madhe të stinorit, u ndal sonte në Shkodër, kurse bardhekaltërit e drejtuar nga nigeriani Emanuel Egbo kanë arritur të fitojnë titullin e parë të kampionit pas 11 vitesh.

TABELA AKTUALE

Në total, ky është titulli i 25 i Tiranës, që dekada më parë njihej me emrin 17 Nëntori.

Dhe ky titull, ç’është edhe më e rëndësishme për festë, vjen në 100 vjetorin e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore