Të gjitha lajmet

DUELET E PASDITES

Tirana, Kukësi e Teuta sigurojnë gj’finalen

Tirana, Kukësi e Teuta sigurojnë gj’finalen

24 June, 2020 @20:11

Skuadrat e Superiores nuk e kanë pasur të vështirë sigurimin e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj ekipeve të ligave më të ulëta të Shqipërisë.

Përveç Teutës, që është dashur të djersistet mirë ndaj Vllaznisë dhe të sigurojë vend në katërshen më të mirë në garë për trofeun e Kupës, Tirana e Kukësi kanë kaluar lehtë kundërshtarët e tyre.

TIRANA - BESËLIDHJA

Kështu sot, Tirana barazoi ndaj Besëlidhjes 1-1 [Djordjevic 47 - Muçi 90] për të shkuar tutje, pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar 5-1. Kështu me rezultat total 6-2 lideri i Superiores arrin gjysmëfinalen.

KUKËSI - APOLLONIA

Në përballjen tjetër, Kukësi mposhti Apolloninë e Fierit 3-1 [Lulaj 27, Shkurtaj 43, Ethemi 48 - Gjata 75p] në shtëpi, pasi që kishte mposhtur edhe si mysafir të njëjtit në Fier 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 shkon tutje.

TEUTA - VLLAZNIA

Ndërkaq Teuta sot me golin e vetëm të Renato Arapit kaloi tutje, pasi që përballja e parë kishte përfunduar 2-2 në Shkodër. Teuta mposhti Vllazninë 1-0 [Arapi 76] dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 (ndeshja në Loro Boriçi kishte përfunduar 2-2) ecën tutje.

SKËNDERBEU - BYLIS

Aktualisht po zhvillohet edhe ndeshja e kthimit e çiftit të fundit çerekfinal ku Skënderbeu në Korçë po luan ndaj Bylisit. Duelin e parë e kishte fituar Bylis 1-0.

LUFTËTARI 0-5 TIRANA

Luftëtari bie nga Superiorja

Foto: KFLuftetari/fb

7 June, 2020 @20:44

Skuadra gjirokastrite, Luftëtari, do t’i kthehet Kategorisë së Parë shqiptare të futbollit, pas disfatës 0-5 ndaj Tiranës sot. …

FLAMURTARI 0-1 SKËNDERBEU

Pas 13 vitesh, Flamurtari bie nga Superiorja

7 June, 2020 @20:34

Skuadra e Flamurtarit të Vlorës pas disfatës së sotme nga Skënderbeu i Korçës ka rënë edhe matematikisht nga Superiorja shqiptare…

DUELET E XHIROS 28

Tirana pa mëshirë, Kukësi e ndjek

Foto: KFTirana/fb

7 June, 2020 @20:09

Ka përfunduar sot edhe xhiroja e XXVIII e Superiores shqiptare në futboll, derisa liderja Tirana nuk ka të ndalur. …

FSHF

Letra e Dukës në rifillim të stinorit

3 June, 2020 @14:24

Përmes një letre botuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i FSHF-së Armand Duka ka uruar rifillimin e futbollit…

RIFILLIMI

Superiorja nis pas pak

3 June, 2020 @14:07

Pas 84 ditësh topi do të vendoset në qendër të fushës së futbollit dhe futbollistët e Kategorisë Superiore shqiptare do…

Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore