UEFA SUPER CUP 2020
Tirana përsëri aplikon për Superkupën evropiane
16 January, 2018 @20:29
Përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e FSHF-së, është bërë e ditur që Shqipëria ka aplikuar përsëri që ta sjellë Superkupën evropiane të klubeve në stadiumin ‘Arena Kombëtare’, stadium ky që është në fazat e fundit të punimeve.
Përveç Tiranës, për ta mikpritur finalen e Supërkupës së vitit 2020 kanë aplikuar edhe këto qytete: Minsk (Bjellorusi), Helsinki (Finlandë), Nice (Francë), Haifa (Izrael), Almaty (Kazakistan), Chisinau (Moldavi), Belfast (Irlandë Veriore) dhe Porto (Portugali).
Kjo nuk është hera e parë që FSHF-ja kandidon për ta mikpritur këtë ngjarje sportive, ndërsa komiteti ekzekutiv i UEFA-së do ta zgjedhë fituesin në muajin maj të këtij viti.