FENERBAHÇE
Ia tërheqin licensën
16 January, 2018 @15:04
Si duket epokës së Robin Van Persiet te Fenerbahçeja edhe zyrtarisht po i vie fundi.
Ekipi verdhekaltër nga Stambolli, sot ka tërhequr licensën e holandezit, për ta zëvendësuar atë me të talentuarin e Maqedonisë, Elif Elmas.
Fenerbahçe është në limitin e 14 lojtarëve të huaj të lejuar dhe për këtë arsye është dashur që të largojë Van Persien nga lista e ta fus Elmasin.
Në anën tjetër, spekulimet për një largim të tij drejt Feyenoordit, po shtohen.