NË KRYEQYTET
Tirana rikthen Ngo’o-në
27 July, 2021 @17:26
Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit nigerian që ka edhe pasaportë angleze, Michael Ngo’o.
Njeriu që me kontributin e tij kishte bërë Tiranën kampione në stinorin 2019/20 është rikthyer pasi që qëndroi një kohë në kampionatin qipriot ku luajti për Paralimniou.
Futbollisti i dikurshëmi i Oldhamit dhe Liverpool U21, tash 28-vjeç, vlerësohet për rreth 225 mijë euro nga Transfermarkt, ndërsa Tirana ka shkruar se objektivi është të fitohet titulli kampion në Superiore.
“Shtatëlarti ishte titullar në sezonin 2019/20 dhe vjen me synime të qarta dhe objektiv kryesor, fitimin e një titulli tjetër kampion,” ka shkruar Tirana në njoftimin e lëshuar për lojtarin 198 centimetra të gjatë, në Facebook pak më parë.