Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I RI

Tolaj: Ftesa nga Prishtina është nder për mua

Tolaj: Ftesa nga Prishtina është nder për mua


12 June, 2021 @17:39

Bleart Tolaj është njëri prej tri përforcimeve të reja të Prishtinës që është zyrtarizuar gjatë ditës së sotme.

Futbollisti 21-vjeçar i transferuar nga Hajduku i Splitit është shprehur tejet i privilegjuar për transferimin e tij tek bardhekaltërit.

“Prishtina e sapo shpallur kampione dhe të interesohej për mua ishte nder për mua, çka pa hezituar pranova të jem pjesë e saj. Është ndjenjë e mirë të jem pjesë e skuadrës më të madhe në vend”, ka thënë Tolaj për faqen e klubit prishtinas.

Ish reprezentuesi i grumpmoshave të reja me Kosovën, gjithashtu tha se beson që do të arrijë suksese me skuadrën e re.

“Është e vërtet, në skuadër ka konkurrencë shumë të fortë. Por, me punën time, me ardhjen, ta quaj nga një kampionat evropian siç është ai kroat, dua të arrijë t’i ndihmoj ekipit që t’i realizoj planet e saj dhe pastaj edhe për ta ndihmua vetën dhe si në një trampolinë të siguroj ndonjë skuadër evropiane,” tha ai.

Tolaj me Prishtinën ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga