KOSOVA

Toni Domgjoni i thotë “po” Kosovës
Teksti: FFK
1 October, 2021 @17:50
Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që koontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij.
Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje të lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor.