Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

Graph. O. Kraja/ BOROZANI

TOP 5 ndeshjet e fundjavës


Shkruan: LUAN MORINA

20 January, 2018 @0:02

Pesë duelet që pritet të jenë më interesantet e fundjavës.

Burnley – Manchester United (e shtunë, ora 4)

Peripecitë rreth Alexis Sanchezit po shkatërrojnë nervat e shumë vetave, përfshirë njërin nga redaktorët e Borozanit! Mirëpo, për Manchester United është një lëvizje e përkryer. Largojnë Mkhitaryanin të cilin edhe nuk e përdornin dhe marrin një krah që do t’u kryej punë në kombinim me Lukakun dhe me një mesfushë që ka Pogban e Maticin.

Burnley vs Manchester United

Derisa Sanchez do të mungojë në këtë ndeshje, Lingaard është aty për të kryer punë. Është njëri ndër më të mirët tek Manchester United javëve të fundit, por me Burnley s’do ta kenë lehtë.
Problemet e Sean Dyche nuk mbarojnë me qartësimin që ai nuk ka ngrënë krimba. As gjarpërinj. Një dëshmi se në çfarë niveli ka rënë gazetaria sot. Shumë më poshtë se forma e Burnleyit së fundmi. Lëndimet e Brady, Ward e Wood kanë dëmtuar formën e mirë të Burnley, edhe pse shumica e ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të lehta. Humbja ndaj Crystal Palace duhet të shërbej si motiv shtesë. Sidomos pas barazimit 2:2 në Old Trafford.

Hamburger SV – Koln (e shtunë, ora 6e30)

Tek Kolni janë kthyer një pjesë e madhe e të lënduarve. Rezultatet pozitive, forma e përmirësuar u kthen pak shpresa të cilat varen direkt nga rezultati i kësaj ndeshjeje. Kundër Hamburger SV duhet të mos humbin assesi. Fitorja eventuale kundër ekipit të Mërgim Mavrajt do të hapte rrugën për mbijetesë, dhe do të kontribuonte edhe në një luftë të çmendur për mbijetesë në Bundesligë.

Hamburger SV

Ndoshta do të jetë sezoni kur më në fund do të bien nga liga dhe do të nisin një këndellje siç duhet - HSV. Ose, ndoshta përfundojnë si Karslruher SC apo 1860 Munchen. Pa marr parasysh frontin, ndeshjet në Bundesligë këtë sezon kanë qenë të çmendura, me rikthime e gola të shumtë.

Ajax – Feyenoord (e diel, ora 2e30)

Feyenoord nuk ka fituar në Amsterdam kundër Ajaxit që nga viti 2005. Në pritje të ardhjes së Van Persie, Feyenoord nis sezonin pranveror duke shpresuar të vazhdojë formën në përfundim të vjeshtës – dy fitore me rezultat total 12:1. Por, titulli për ta është pothuajse i pamundshëm. Janë larg nga PSV, dhe fitorja ndaj Ajaxit do të linte edhe vendasit larg pozitës së parë, duke afruar drejt mbylljes çështjen e kampionit qysh në fillim të pjesës pranverore.

Ajax vs Feyenoord

Ajax ka investuar në mbrojtje, por në përgjithësi ka mungesë të një ekipi kampion. Ia vlen të shikoni me vëmendje të birin e Patrick Kluivert, Justinin. Sikur ai, talentë ka në të dyja anët, por në përgjithësi futbolli holandez ka pësuar rënie viteve të fundit. Më shumë po funksionojnë si ferma për ekipet angleze sesa si konkurrente.

Sociedad – Celta Vigo (e diel, ora 6e30)

Që të dy ekipet kanë pësuar keq nga Barcelona javën e fundit. Sidomos Celta e cila në Kupë humbi thellë duke mos arritur të përsërit në Camp Nou paraqitjen e bukur që kishin pasur në Ligë. Të gjitha ndeshjet në Spanjë që nuk përfshijnë Barcelonën, dhe së fundmi Las Palmasin kanë qenë të paparashikueshme, të baraspeshuara.

Sociedad vs Celta

Ngjashëm pritet të jetë edhe këtë të diele. Vendasit kanë një sasi të madhe talentësh, derisa mysafirët kanë një ekip më të pjekur, me më shumë të huaj se sa vendasit. Tek vendasit ndoshta do të ketë hapësirë edhe për Januzajn. Sidoqoftë, është mirë të shihni edhe ndeshje që nuk përfshijnë Realin, Atleticon apo Barcelonën në La Liga.

Inter – Roma (e diel, ora 15n9)

Në përballjen e ekipeve me probleme financiare në agim, do të luftohet për një pozitë në Ligën e Kampionëve që do ti mundësonte të lehtësonin problemet që mund të kenë me UEFA-n rreth FFP-së. Që të dyja janë në rënie të formës dhe në Olimpico, në fillim të sezonit, Inter kishte çmontuar Romën me anë të kundërsulmeve dhe një futbolli këmbëshpejtë.

Inter vs Roma

Që nga atëherë Di Franceso ka gjetur një skelet të përshtatshëm, për ta humbur përsëri gjatë javëve të fundit. Romakët i pret një pranverë e ngarkuar me përfshirjen në Ligën e Kampionëve, prandaj një rezultat pozitiv në Meazza do ti kthjellte sadopak. Për Interin çdo gjë pos fitores do të ishte dëshpërim pas atij starti mbresëlënës.


MICHAEL CARRICK

Lë futbollin, i bashkohet stafit të trajnerëve

Premier League

Lë futbollin, i bashkohet stafit të trajnerëve

19/01/18 @ 23:58

HERTHA - DORTMUND

Kagawa shpëton Dortmundin

Bundesliga

Kagawa shpëton Dortmundin

19/01/18 @ 23:33

FADIL ADEMI

Llapi shton trajner në shtabin teknik

FFK Superliga/Transfere

Llapi shton trajner në shtabin teknik

19/01/18 @ 23:10

DREJT GJAKOVËS

Qorri te Vëllaznimi!

FFK Superliga/Transfere

Qorri te Vëllaznimi!

19/01/18 @ 23:04

MIQËSORE

Prishtina mposht Ballkanin në miqësore

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Prishtina mposht Ballkanin në miqësore

19/01/18 @ 15:31

NË GJAKOVË

Grajçevci dhe Krasniqi te Vëllaznimi

FFK Superliga/Transfere

Grajçevci dhe Krasniqi te Vëllaznimi

19/01/18 @ 15:24

BESIKTAS

Mund të debutojë këtë fundjavë

International

Mund të debutojë këtë fundjavë

19/01/18 @ 14:31

MAN CITY

Vazhdon edhe Fernandinho

Premier League/Transfere

Vazhdon edhe Fernandinho

19/01/18 @ 12:18

TE BARCELONA

Sergi Roberto me klauzolë mahnitëse

La Liga/Transfere

Sergi Roberto me klauzolë mahnitëse

19/01/18 @ 14:19

LEON GORETZKA

Bayern merr yllin e ri të Schalkes

Bundesliga/Transfere

Bayern merr yllin e ri të Schalkes

19/01/18 @ 11:19

MANCHESTER

Në pritje të Alexisit

Premier League/Transfere

Në pritje të Alexisit

19/01/18 @ 11:27

NË PEJË

Gjeraj rikthehet te Besa

FFK Superliga/Transfere

Gjeraj rikthehet te Besa

18/01/18 @ 22:32

KONFIRMOHET

Zeka mohon zërat për rikthimin te Vëllaznimi

FFK Superliga/Transfere

Zeka mohon zërat për rikthimin te Vëllaznimi

18/01/18 @ 10:30

LIGA E PARË

Ish-mbrojtësi i Dritës, kryetrajner i Rahovecit

FFK Liga e parë/Transfere

Ish-mbrojtësi i Dritës, kryetrajner i Rahovecit

01/01/25 @ 16:17

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (14)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (14)

31/12/24 @ 07:39

PËRMBLEDHJE

KOSOVA NË 2024!

Kosova/Analiza

KOSOVA NË 2024!

30/12/24 @ 13:30

PRIZRENI - YLLI

Lenzelle Smith JR. me triple-double, Prizreni mposhtë Yllin

FBK Superliga

Lenzelle Smith JR. me triple-double, Prizreni mposhtë Yllin

29/12/24 @ 22:26

FITORE E MADHE E GJAKOVARËVE

Vëllaznimi i shënon përsëri 100 pikë Prishtinës dhe fiton

FBK Superliga

Vëllaznimi i shënon përsëri 100 pikë Prishtinës dhe fiton

29/12/24 @ 18:52

TREPÇA SHKRIU BORËN

Trepça nuk lejoi befasi ndaj Borës këmbëngulëse

FBK Superliga

Trepça nuk lejoi befasi ndaj Borës këmbëngulëse

28/12/24 @ 21:01

VAZHDOJNË FITORET

Peja triumfon edhe në duelin e tretë të madh!

FBK Superliga

Peja triumfon edhe në duelin e tretë të madh!

28/12/24 @ 20:23

SHKRUAN: MARCA

Alex-Arnold para kalimit në Real Madrid?!

Premier League/La Liga/Transfere

Alex-Arnold para kalimit në Real Madrid?!

28/12/24 @ 10:46

FITORE MINIMALE DHE E VLEFSHME

Havertz ngrit Arsenalin në pozitë të dytë

Premier League

Havertz ngrit Arsenalin në pozitë të dytë

28/12/24 @ 01:20

VENDIMI I KDE-së

FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!

FFK Superliga

FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!

27/12/24 @ 19:16


 
Të gjitha lajmet nga