NË PEJË
Gjeraj rikthehet te Besa
18 January, 2018 @22:32
Pas viteve të kaluara te Vëllaznimi dhe Liria së fundi, mbrojtësi i krahut, Robert Gjeraj, do të jetë pjesë e Besës në pjesën pranverore të Superligës.
Njoftimin e ka dhënë vetë lojtari, ndërsa më parë edhe Florent Papuqi ka bërë të ditur për kthimin e tij në ekipin e kuq nga Bjeshkët e Rugovës.
Gjeraj te Besa ka qenë në kohën kur Besa bëhej radhazi kampione e Superligës dhe fitonte Kupën e Kosovës, ndërsa tash është duke luftuar për mbijetesë.
Besa në pranverë do të drejtohet nga Valdet Shoshi me përvojë, ndërsa ndihmës të tij do të jenë ish lojtarët, Haxhi Zeka dhe Ilir Nallbani, derisa portierët do të stërviten nga portieri i deridjeshëm i ekipit, Valmir Bytyqi.