TE BARCELONA
Sergi Roberto me klauzolë mahnitëse
19 January, 2018 @14:19
Prodhim i La Masias, Sergio Roberto, sot ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Barcelonën deri më qershor të vitit 2022.
Futbollisti që prej moshës 14 vjeçare është lojtar i Barcelonës, tash 25 vjeç ka klauzolë në kontratën e tij që e liron atë për 500 milionë euro, ka bërë të ditur ekipi katalonas sot.
Njeriu që u bë i famshëm me golin e fundit dhe vendimtar në përmbysjen e madhe të Barcelonës ndaj Paris St Germainit 6-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka renovuar kontratën menjëherë pas qendërmbrojtësit me përvojë Gerard Pique.