NË GJAKOVË
Grajçevci dhe Krasniqi te Vëllaznimi
19 January, 2018 @15:24
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin e shpresave të Kosovës, Atdhe Grajçevci, por edhe me Besnik Krasniqin me përvojë, që së fundi në janar u nda nga ekipi i tij, Llapi.
Ditë më parë, Vëllaznimi si huazim mori edhe futbollistin e Tiranës, Flamur Bajrami.
Gjakovarët me kryesi të re në pjesën pranverore të stinorit kanë emëruar Arsim Gojanin trajner, misioni i të cilit do të jetë mbijetesa në Superligë.
Ndihmës të Gojanit në pranverë do të jenë: Haxhi Kurhasku dhe Veton Doli.