PAS NDESHJES
Topalli: Ndjenja më e mirë që kam pasur
12 January, 2020 @20:55
Futbollisti i cili po shkëlqen me Ballkanin e Suharekës, Jetmir Topalli, ka pasur rastin të debutojë sonte për Kosovën.
Kaçanikasi ka luajtur tërë pjesën e dytë të miqësores Suedia-Kosova dhe ka treguar potencialin e vet, ndërsa pas ndeshjes ka thënë:
“Kjo ishte njëra nga ato ndjenjat më të mira që kam përjetuar ndonjëherë. Shpresoj që ta përjetoj sërish një ndjenjë të tillë të përfaqësimit të shtetit tonë. Falenderoj trajnerin që na e ka dhënë këtë mundësi për të debutuar me kombëtaren dhe shpresoj se pa marrë parasysh në fund rezultatin kemi arritur t’i bëjmë krenar të gjithë me lojën e treguar. Ndoshta ka ndikuar edhe fakti që nuk e kemi njohur aq mirë njani-tjetrin, edhe pse gjatë stërvitjeve kemi punuar shumë. Tash duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në mënyrë që në të ardhmen të jemi sërish pjesë e kombëtares.” - kanë qenë fjalët e tij.