MEDIA TALK
Suedezët: Nuk është e vërtetë që kemi paguar kosovarët
12 January, 2020 @15:27
Deklaratave të kreut të FFK-së se suedezët u kanë paguar akomodimin dhe udhëtimin për në Katar, i janë përgjigjur zyrtarët suedez.
Sipas Footbollskanalen persepektiva suedeze në këtë aspekt - nuk thotë se janë direkt të kyqur në këtë çështje.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi paguar Kosovën. Agjencioni One Two Play mirret me kundërshtarët. Më pas ne paguajmë One Two Playin,” ka thënë menaxheri i kombëtares suedeze Stefan Pettersson.
Sipas mediave të Kosovës, në Katar kanë udhëtuar numër rekord i zyrtarëve të FFK-së, ku thuhet të jenë 20. Ndërsa kreu i FFK-së është arsyetuar se të gjitha i ka paguar Suedia.
Në anën tjetër, përkundër se numër i madh i zyrtarëve të FFK-së është atje, derisa krejt mediat kanë botuar formacionin e Kosovës - FFK-ja ende s’e ka bërë këtë!!!