Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONSHIP

Nuhiu asist dhe gol ndaj Leedsit, Wednesday në pozitat play-off

Nuhiu asist dhe gol ndaj Leedsit, Wednesday në pozitat play-off


11 January, 2020 @17:57

I inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, Atdhe Nuhiu sot luajti rol të madh në fitoren që Sheffield Wednesday e shënoi në udhëtim te Leedsi, një prej dy skuadrave më të mira në Championship sivjet.

Nuhiu fillimisht asistoi te goli i parë e më pas shënoi golin e dytë të skuadrës së tij pak para fundit të ndeshjes, për t’ia vulosur fitoren skuadrës së tij, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin final 0-2.

Me këtë fitore, Wednesday është i gjashti në klasifikim, një prej pozitave që dërgojnë në Play Off drejt Premier Leagues në fund të sezonit.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova