BARCELONA
Shtohen problemet, Suarez do të operohet
11 January, 2020 @16:58
Sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, do të hyjë në operim nesër dhe katalonasit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e tij, minimalisht për një muaj.
Suarez 32 vjeç do të operojë meniskun e gjurit të djathtë të tij, ndërsa së fundi luajti për 90 minuta ndeshjen e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit, ku u mposhtën 3-2.
Uruguajani ka shënuar 14 gola në 23 paraqitje për Barcelonën këtë stinor.