SUEDIA 1-0 MOLLDAVIA
Suedia shënon fitore para ndeshjes me Kosovën
9 January, 2020 @21:34
Përfaqësuesja suedeze ka nisur me fitore aventurën në Katar sonte, pasi që në miqësoren e parë të tyre për vitin 2020 kanë mposhtur Molldavinë 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Jordan Larsson.
Suedia, që kryesisht përbëhej nga futbollistët e elitës së tyre, ka kontrolluar pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht pjesën e parë kur edhe ka shënuar për fitore (32’).
Gjashtë futbollistë debutuan sonte për Suedinë: Jesper Karlsson, Dino Islamovic, Darijan Bojanić, Gustav Berggren, Anel Ahmedhodzic dhe Simon Hedlund.
Në mbrojtje kemi qenë të mirë, por jo edhe në sulm - ka qenë komenti i selektorit të Suedisë, Janne Andersson - ndërsa me rezultatin e arritur mund të them se jam i kënaqur me këta djem.
Të dielën, më 12 janar kampanja suedeze në Katar përfundon në miqësoren me Kosovën, që nis prej orës 15:45 me kohën tonë lokale.