AFRICAN PoY
Sadio Mane, lojtari më i mirë i Afrikës për vitin 2019
7 January, 2020 @21:37
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, posa është zgjedhur lojtari më i mirë i Afrikës për vitin 2019.
Ai ka fituar në këtë garë Mohamed Salahun, bashkëlojtarin e tij nga Liverpool dhe Riyad Mahrezin e Manchester Cityt.
Mane doli i pari në listën e golashënuesve të Premier Ligës në stinorin e kaluar bashkë me egjiptianin Salah dhe gabonasin Pierre Emerick Aubameyang.
Gjithashtu, Mane ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe të Botës, derisa titulli i kampionit u iku për një pikë nga City. Sa i përket statistikave individuale, Mane ka regjistruar 63 ndeshje të zhvilluara përgjatë vitit kalendarik, ka fituar tre trofe, ka asistuar 11 herë, derisa ka shënuar 35 gola.
EKIPI MË I MIRË AFRIKAN I VITIT 2019
Andre Onana (Ajax/Cameroon), Achraf Hakimi (Borussia Dortmund/Morocco), Kalidou Koulibaly (Napoli/Senegal), Joel Matip (Liverpool/Cameroon), Serge Aurier (Tottenham/Ivory Coast), Riyad Mahrez (Manchester City/Algeria), Idrissa Gana Gueye (Paris St-Germain/Senegal), Hakim Ziyech (Ajax/Morocco), Mohamed Salah (Liverpool/Egypt), Sadio Mane (Liverpool/Senegal), Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal/Gabon).