PRIZRENASI KALON NË KLINË
Blendi Memaj prezantohet te Dukagjini
7 January, 2020 @19:07
Futbollisti prizrenas, që pjesën e parë të stinorit 2019/20 e kaloi te Llapi i Podujevës, duke shënuar dy gola për ‘ta në proces, Blendi Memaj, para pak çastesh është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të Dukagjinit nga Klina.
Dukagjini që është në pozitën e fundit të klasifikimit të Superligës në stinorin e rikthimit të tyre aty, e ka në dukje aktualisht shumë të vështirë shpëtimin e stinorit, por të përkrahur nga hithat, klinasit shpresojnë në shpëtim.
Mesfushori 25 vjeç Memaj para Llapit ka luajtur për Lirinë, Rabotniçkin, e më parë edhe për U21 të Besiktasit të Stambollit.