ZURICH
Hekuran Kryeziu i kthehet fushës
7 January, 2020 @17:54
Pas lëndimit mbi gjashtë mujor, mesfushori i pazëvendësueshëm i Kosovës, Hekuran Kryeziu i është kthyer stërvitjeve me skuadrën e tij, Zurich.
Njoftimin e ka lëshuar zyrtarisht ekipi i tij zviceran, që i ka uruar kthim të mbarë Hekit (siç e quajnë shkurt) pas lëdnimit në ligamentin kryesor të këmbës.
Kryeziu, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen(t) vendimtare të Kosovës në muajin mars, kur luhet PlayOffi i Ligës D të Kombeve - që siguron biletë alternative drejt EURO 2020.