22 VJEÇARI
Elvis Rexhbeçaj huazohet te Kölni
6 January, 2020 @20:55
Mesfushori i ri nga Kosova, që ka qenë pjese e Wolfsburgut deri tash, Elvis Rexhbeçaj, është lojtar i ri i Kolnit.
Klubi gjerman ka zyrtarizuar futbollistin 22 vjeç sot, duke bërë të ditur se sot ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re.
Ndërsa drejtori menaxhues i ekipit në fjalë, Horst Heldt, ka thënë se Elvisi është lojtar shumë i fuqishëm, i disiplinuar me aftësi të ndryshme në mesfushë që i mundësojnë atij të luajë në disa pozita në mes që pritet të shtojë cilësinë e ekipit në këtë pjesë të fushës.
Rexhbeçaj që luajti për Wolfsburgun në moshë të re, u inkuadrua te seniorët e ekipit në vitin 2018, por mosmundësia që të aktivizohet shpesh aty, detyroi që lojtari të ndërronte ambient, në cilësi të huazimit.
I lindur në Gjonaj të Prizrenit, Elvisi do të jetë huazim i Kolnit deri më qershor të vitit të ardhshëm, 2021.