KONFIRMIMI I FFK-së
FFK njeh Kuvendin e 16 dhjetorit te Liria
6 January, 2020 @20:37
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka lëshuar një konfirmim sot, 6 janar 2020, duke bërë të ditur se njeh Kuvendin e Lirisë të zgjedhur më 16 dhjetor 2019, që nuk u pranua nga kryesia aktuale e klubit.
“FFK konfirmon se KF Liria nga Prizreni është klubi i regjistruar në MAP si OJQ dhe përfaqësues zyrtar i saj është Qemal Krasniqi. Çdo ndryshim në kryesi dhe kompetencë për të nënshkruar në emër të klubit duhet të regjistrohet në FFK, MAP dhe Drejtori Komunale për Sport. FFK është e obliguar që të njeh kompetencën e z. Krasniqi dhe delegatët e saj legjitim. Ftojmë palët tjera që të bashkëpunojnë për të mirën e klubit dhe qytetit me renome të futbollit,” shkruan në këtë konfirmim të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Ky konfirmim është vërtetuar edhe nga anëtari i komisionit i dalë nga Kuvendi i 16 dhjetorit 2019, Erxhan Dana, që ka postuar sot në llogarinë e tij të Facebookut se ky grup është legjitim në klub, duke shkruar “Suksese, na priftë e mbara të gjithëve!”
Ndërsa zyrtarët e KF Liria kishin reaguar kështu pas këtij Kuvendi: