ARSENAL
Bomba e parë e Artetës pritet të vjen nga Ajaxi
6 January, 2020 @17:43
Pesëdhjetë milionë euro do të mund të pagohen nga ana e Arsenalit për të marrë përfundimisht një lojtar të dëshmuar dhe që mund të bëj dallimin në ekip.
Fjala është për krahun këmbëshpejt dhe golashënues të Ajaxit, marokenin Hakim Ziyech, ka bërë të ditur the Sun, duke iu referuar Calciomercatos italiane.
Sipas këtyre raporteve Arsenal është pajtuar të paguajë 50 milionë euro që tash për lojtarin, që do të mund të ishte përforcimi më i bujshëm i afatit kalimtar të janarit.
Ziyech në stinorin 2018/19 ka shënuar 21 gola dhe 24 asistime për Ajaxin, ndërsa në vjeshtë të stinorit 2019/20 ai ka regjistruar tetë gola e 21 asistime në të gjitha garat!