FA CUP, ROUND 4
Liverpool, Chelsea, City… mësojnë kundërshtarët e raundit të radhës
6 January, 2020 @22:03
Lideri i Premier Ligës dhe kampioni aktual i Evropës dhe Botës, Liverpool ka mësuar kundërshtarin potencial për raundin e katërt të FA Kupës së Anglisë.
Liverpool do të luajë me fituesin e çiftit Bristol - Shrewsbury.
Mbrojtësi i trofeut, Manchester City do të ndeshet me Fulhamin, ndërsa Chelsea përballë do të ketë Hull Cityn.
Në anën tjetër, Manchester United nëse do të arrijë të kalojë pengesën ëolves, do të ndeshet me fituesin Watford - Tranmere Rovers.
Këto ndeshje do të luhen mes datave 24 dhe 27 janar.
Kurse, Arsenal që aktualisht po luan me Leedsin, në rast të fitores do të takohet me Bournemouthin.
SHORTI I PLOTË:
Watford - Tranmere Rovers v Wolverhampton Wanderers - Manchester United
Hull City v Chelsea
Southampton v Middlesbrough - Tottenham Hotspur
Queens Park Rangers v Sheffield Wednesday
Bournemouth v Arsenal - Leeds United
Northampton Town v Derby County
Brentford v Leicester City
Millwall v Sheffield United
Reading or Blackpool v Cardiff City - Carlisle United
West Ham United v West Bromwich Albion
Burnley v Norwich City
Bristol Rovers - Coventry City v Birmingham City
Manchester City v Fulham
Rochdale - Newcastle United v Oxford United
Portsmouth v Barnsley
Bristol City - Shrewsbury Town v Liverpool.