PARA RRUGËTIMIT
FFK-ja viziton ekipin para udhëtimit në Katar
7 January, 2020 @21:23
Futbollistët e Kosovës një ditë para nisjes për në Katar për miqësore me Suedinë, janë takuar me kryetarin e FFK-së dhe sekretarin e saj.
FFK ka bërër të ditur se pas darkës në fjalimin që u ka mbajtur Agim Ademi, futobllistëve iu është thënë se “Ju jeni pjesa jonë më e këndshme dhe dëshirojmë të keni sukses”.
Ndërkaq sekretari Eroll Salihu u ka bërë të ditur futbollistëve se ka qenë ëndërr e gjeneratës së tij që të luajë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, derisa tash këta djem kanë rastin dhe “mundësia që tani ta jetojmë këtë na bën të jemi krenarë që juve po u ipet rasti për ta përfaqësuar shtetin.”
Kosova ka aranzhuar miqësore me Suedinë për datën 12 janar 2020, ndërsa te ftesat e Bernard Challandes janë shumë emra të rinj, pasi që lojtarët kryesorë të skuadrës janë në përgatitje me ekipet e tyre dhe ndeshja do të jetë eksperimentale.