ZYRTARE
Gjilani shton në skuadër edhe një sulmues
7 January, 2020 @20:22
Pas Sebino Plakut, skuadra e Gjilanit e shtoi edhe një sulmues në skuadër.
Gjilani arriti marrëveshje me lojtarin nga Mali i Zi, Darko Nikac.
Nikac së fundi ishte pjesë e skuadrës së Teutës nga Durrësi, derisa shënoi vetëm një herë këtë sezon.
Sulmuesi 29 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra si: Buducnost, Grbalj, Pune, MTK Budapest, Navbahor Namangan, Iskra Danilovgrad dhe te skuadra e Teutës.
Gjilani aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Superligë, me dy pikë më pak se lideri Ballkani.