Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Emër i njohur në mbrojtje të Llapit

FOTO / KF Llapi

Emër i njohur në mbrojtje të Llapit


8 January, 2020 @17:48

Nuk po ndalen përforcimet te skuadra e Llapit.

Llapi sot e zyrtarizoi përforcimin më të ri të skuadrës, futbollistin Florian Daci.

Qendërmbrojtësi Daci, nuk është një emër i panjohur në futbollin kosovar. Ai ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra si Tomori, Turbina dhe së fundi ishte pjesë e Kastriotit të Krujës.

28 vjeçari ka nënshkruar kontratë 1 vjet e gjysmë me klubin nga Podujeva.

TABELA AKTUALE

Florian Daci është përforcimi i pestë i Llapit në afatin kalimtar të janarit.

Llapi aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me 24 pikë në total.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga